Çka dini për Parkun e Gërmisë, aty ku i kaloni vikendet? - Bota Sot
Çka dini për Parkun e Gërmisë, aty ku i kaloni vikendet?

Prishtina

E shtunë, 18 gusht 2018

Çka dini për Parkun e Gërmisë, aty ku i kaloni vikendet?

Më: 13 maj 2018 Në ora: 11:19
Parku i Gërmisë

Parku i Gërmisë është një park që ndodhet në Prishtinë, Kosovë. Ka një sipërfaqe prej 1126 ha. Ky park është një zonë e mbrojtur e natyrës, i shpallur nga viti 1987.

Pozita gjeografike

Shtrihet në verilindje të kryeqendrës së Kosovës (Prishtinë) dhe përfshinë një sipërfaqe prej 62 km2. Kufijtë e Gërmisë fillojnë prej kodrës së vreshtave në perëndim, pastaj në lindje të Prishtinës përmes kodrës së Mirditës deri te xeherorja e Hajvalisë e deri te rrjedha e lumit të Graqanicës, kufiri jugor shkon përmes rrjedhës së këtij lumi deri te derdhja e lumit të Busisë në të.

Në lindje kufiri shtrihet përmes lumit të Busisë deri te fshati Mramor e Butos e pastaj deri te lumi i Prishtinës i cili është kufiri verior i këtij masivi malor.

Pika më e lartë e Gërmisë është Maja e Butosit me lartësi mbidetare prej 1050 m.

Relievi i Gërmisë

Relievi i Germise përbëhet prej kodrave me lartësi dhe pjerrësi të ndryshme të ndara mes tyre me hapësira të luginave të përroskave dhe lumenjve. Këtu posaçërisht veçohet lugina e lumit Vellusha e cila buron në pjesën perëndimore të kodrës së Butosit, e cila edhe përfaqëson relievin më karakteristik me lartësi mbidetare 1000 m dhe gjatësi prej afro 8 km.

Kjo pjesë shtrihet në mes të lumit të Prishtinës në veri dhe atij të Badocit në jug, e që njëkohësisht paraqet nyjën hidrologjike të lumit të Prishtinës, Vellushës dhe Badocit. Përndryshe në Gërmi ekzistojnë edhe mjaftë burime të cilat gjatë periudhës verore pjesërisht thahen.Sot uji I këtyre burimeve është i lidhur me një rrjetë që derdhet në pishinën e Gërmisë.

Flora dhe fauna e Gërmisë

Në sajë të pozitës gjeografike, veçorive gjeologjike, pedologjike, kushteve klimatike masivi malor i Gërmisë është mjaftë i pasur si në pikëpamje floristike, vegjetative dhe faunistike. Nga hulumtimet e deritashme janë të evidencuara 610 lloje të florës vaskulare të grumbulluara në 82 familje dhe 83 lloje kërpudhash duke mos llogaritur taksonet e barërave të këqija, atyre ruderale dhe bimëve tjera të ulta. Prej tyre 5 lloje janë endemike dhe 12 lloje mjekësore.

Vegjetacionin pyjor të Gërmisë e përbëjnë 4 bashkësi pyjore: Bashkësia e shpardhit dhe qarrit (prej 600– 700 m lartësi mbidetare), bashkësia e bungut dhe shkozës (800 m ), bashkësia e bungut (820– 870 m) dhe bashkësia e ahut (1000 m). Kompleksiteti i biotopeve natyrore të Gërmisë siguron kushte për jetesën e një sere llojesh shtazore. Sipas hulumtimeve të bëra deri më sot dhe sipas shënimeve të literatures në regjionin e Gërmisë janë regjistruar: 5 lloje ujëtoksorësh, 7 lloje të rrëshqitësve, 19 lloje të gjitarëve dhe 30 lloje të shpendëve.

Poashtu jetojnë edhe një numër i madh i insekteve që përbëjnë grupin më të madh të shtazëve në këtë masiv. Ndërsa të dhënat nga terreni sot janë alarmante, flitet për zhdukjen e shumë llojeve bimore dhe shtazore.

Gërmia si vend rekreacioni

Mbi 75 % e sipërfaqes së Parkut të Gërmisë është e mbuluar me pyje mjaftë të ruajtura me bashkësi të shpardhit, qarrit, bungut dhe ahut. Një pjesë të rëndësishme të sipërfaqes së mbrojtur e përfshinë edhe zona për rekreacion dhe pushim, në të cilën gjenden edhe livadhe si dhe infrastruktura e ndërtuar. Zona e pyjeve përfshinë 884.57.07 ha, zona e kullotave 204.29.00 ha, zona e livadheve 42. 55. 16 ha, kopshteve 2.67. 54 ha, toka jopjellore 14. 24. 79 ha dhe zone e ndërtimedhe rrugëve 19. 67. 72 ha.

Në kuadër të territorit të mbrojtur gjendet edhe zona për rekreacion dhe pushim, e cila përfshinë një sipërfaqe prej 41.40.52 ha. Zona për rekreacion dhe pushim fillon prej pishinës e më tutje në brendi të Gërmisë duke përfshirë livadhet, ish pushimoren e fëmijëve, terrenet sportive, ish hotelin e Gërmisë dhe deri te fillimi skiliftit.

Kjo zonë është e rrethuar me pyje të dushkut dhe të ahut, me pamje atraktive dhe është i dedikuar për pushim dhe rekreacion. Këto vlera atraktive natyrore dhe ajri i pastër i Gërmisë tërheqin vëmendjen që një numër i madh i banorëve të kryeqytetit dhe rrethinës të kalojnë një pjesë të ditës ose edhe fundjavën në të. Në kuadër të territorit të mbrojtur gjendet edhe zona për rekreacion dhe pushim, e cila përfshinë një sipërfaqe prej 41.40.52 ha.

Zona për rekreacion dhe pushim fillon prej pishinës e më tutje në brendi të Gërmisë duke përfshirë livadhet, ish pushimoren e fëmijëve, terrenet sportive, ish hotelin e Gërmisë dhe deri te fillimi skiliftit. Kjo zonë është e rrethuar me pyje të dushkut dhe të ahut, me pamje atraktive dhe është I dedikuar për pushim dhe rekreacion. Këto vlera atraktive natyrore dhe ajri i pastër I Gërmisë tërheqin vëmendjen që një numër i madh i banorëve të kryeqytetit dhe rrethinës të kalojnë një pjesë të ditës ose edhe fundjavën në të.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test