Nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli, është takuar sot me zëvendësministrin e Infrastrukturës Rexhep Kadriu me ç’rast kanë biseduar për ndërtimin e Rrugës A, ndërtimin e rrugës nga rrethi i Fushë Kosovës deri në lagjen Arbëria, zgjerimin e rrugës së Veternikut, si dhe projekte të tjera të ngjashme.
“Bashkëpunimi aktual mes Komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, nxitë investimet e përbashkëta për realizimin e projekteve të mëdha brenda Prishtinës, me theks të veçantë në projektet që ndihmojnë në shkarkimin e trafikut në qytet”, thuhet në një njoftim nga komuna e Prishtinës.