Një muaj paraburgim për tentim vrasje

Prishtina

Një muaj paraburgim për tentim vrasje

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.T për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.

Të pandehurit E.T i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

I pandehuri E.T dyshohet se më  28 maj rreth orës 17.10 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëhershme, të pandehurit E.T dhe L.B me dashje kishin tentuar të privojnë nga jeta duke shtënë me armë në drejtim të të dëmtuarve V.A dhe D.A.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.T është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat