Prishtinasit të pakënaqur me punën drejtorëve në Komunë

Prishtina

Prishtinasit të pakënaqur me punën drejtorëve në Komunë

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 14:20
Këto të dhëna kanë dal në raportin “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”, raport ky i bërë nga organizata Iniciativa për Progres INPO.

41.09 për qind e prishtinasve janë të kënaqur apo shumë të kënaqur me punën e kryetarit të komunës se Prishtinës, Shpend Ahmetit prej kur e ka filluar mandatin e dytë, ndërsa 24.69 për qind e atyre që janë të pakënaqur me punën e tij.

Ndërkohë që një vlerësim negativ kanë për punën e drejtorive komunale, ku vetëm 32.68 për qind e prishtinasve janë të pakënaqur apo shumë të pakënaqur me punën e drejtorive komunale.

Këto të dhëna kanë dal në raportin “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”, raport ky i bërë nga organizata Iniciativa për Progres INPO.

Ndërsa, sa i përket shërbimeve komunale, banorët e kryeqytetit pakënaqësinë më të madhe e kanë me gjendjen e rrugëve, trotuareve dhe tek mungesa e parkingjeve.

Prezantimin e raportit të INPO-së e bëri hulumtuesi Shpend Mustafa, i cili tha se mesatarja aritmetike e kënaqshmërisë me të gjitha shërbimet komunale është 39.81 për qind e qytetarëve, ndërsa e pa kënaqshmërisë 31.13 për qind.

Mustafa: Me punën e kryetarit të komunës të kënaqur janë 32.43 % e qytetarëve

“Me punën e kryetarit të komunës të kënaqur janë 32.43 për qind e qytetarëve të komunës së Prishtinës dhe 9.46 për qind deklarohen që janë shumë të kënaqur, qëndrim neutral kanë 29.61 për qind e qytetarëve. Ndërsa, të pakënaqur janë 19.53 për qind e qytetarëve, 5.16 për qind e qytetarëve deklarohen se janë shumë të pakënaqur me punën e kryetarit të komunës prej kur e ka marrë mandatin e dytë...Me punën e drejtorive komunale të pakënaqur janë 28.01 për qind e qytetarëve të anketuar në Komunën e Prishtinës dhe shumë të pakënaqur 4.67 për qind e qytetarëve. 16.67 për qind deklarohen që janë të kënaqur dhe 1.97 për qind që janë shumë të kënaqur”, bëri të ditur ai.

Të dhënat e Indeksit tregojnë se shërbimet komunale si cilësia e arsimit, aktivitetet sportive, mbështetja e klubeve sportive, aktivitetet rinore, gjendja dhe mirëmbajtja e rrugëve, trotuaret, parkingjet publike, hapësirat gjelbëruese, kanalizimi, planifikimi urban dhe rural dominojnë në listën e pakënaqësive të qytetarëve.

Ndërkohë që, pakënaqësitë më të mëdha qytetarët i kanë tek mungesa e parkingjeve, hapësira e lëvizjes së lirë nëpër trotuare dhe gjendja e rrugëve në kryeqytet.

Mustafa: Me trotuaret 64.01 për qind e qytetarëve deklarohen të pakënaqur

“Për gjendjen e rrugëve kemi 26.04 për qind e qytetarëve të cilët deklarohen të kënaqur dhe 1.72 për qind e qytetarëve të cilët deklarohen shumë të kënaqur, qëndrim neutral kanë 25.92 për qind e qytetarëve. Ndërsa, 28.50 për qind dhe 17.44 për qind e qytetarëve deklarohen të pakënaqur dhe shumë të pakënaqur me gjendjen e rrugëve të komunës....Me trotuaret në Komunën e Prishtinës kemi 34.28 për qind të qytetarëve të cilët deklarohen të pakënaqur dhe 29.73 për qind të cilët deklarohen shumë të pakënaqur, ku përqindja e përgjithshme e pa kënaqshmërisë me trotuaret është  64.01 për qind...Për parkingjet publike kemi 39.43 për qind të qytetarëve të cilët deklarohen të pakënaqur dhe 38.57 shumë të pakënaqur, ku përqindja e përgjithshme e pa kënaqshmërisë është 78.00 për qind e qytetarëve të anketuar”, bëri të ditur ai rezultatet e anketës.

Raportin e OJQ INPO e ka vlerësuar lartë Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se edhe si ministri janë në përfundim të raportit të performancës së komunave për vitin 2017.

Ukimeraj ka potencuar se në raportin e vitit 2016 Komuna e Prishtinës ka treguar një performancë të lartë, ku në atë vit ka qenë në dhjetëshen e parë të komunave me performancën më të mirë.

Ndërsa, deklaroi se edhe në raportin e vitit 2017 i cili ende nuk është bërë publik Komuna e Prishtinës është e ranguar mire sa i përket performancës.

Ukimeraj: Komuna performancë të lartë sa i përket fushave të emergjencave komunale

“Sa i përket vitit 2017 edhe pse të dhënat janë preliminare, ju thash që po punojmë në finalizimin e raportit dhe sigurisht që do t’i verifikojmë këto të dhëna edhe me raporte të ndryshme nga shoqëria civile. Por, deri në këtë moment nga të dhënat e raportuara nga komuna e Prishtinës, komuna ka treguar një performacë të lartë sa i përket fushave të emergjencave komunale, fusha e shërbimeve administrative dhe menaxhimi i mbeturinave. Po ashtu, edhe uji i pijshëm, transporti publik dhe kanalizimi. Në nivel të mesëm të kënaqshmërisë sipas raportit të përformancës për vitin 2017 Komuna e Prishtinës ka treguar një performacë të mesme sa i përket parkingjeve publike, transparencës komunale, mbrojtjes së mjedisit, rrugët dhe trotuaret, fusha e mirëqenies sociale”, deklaroi ajo.

Raportin e INPO-së e ka komentuar edhe Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi, i cili është shprehur se nuk ka shumë dallim ky raport nga ai i një viti më parë.

Nushi tha se nuk ka rënie shumë të madhe të kënaqshmërisë, por që, sipas tij, ka një tendencë të rritjes dhe stabilitetit të kënaqshmërisë .

Nushi: Ky raport është shumë i ngjashëm me të vitit të kaluar

“Raporti i cili edhe për këtë vit në parametra është shumë i ngjashëm me raportimin e vitit të kaluar. Ato parametrat të cilat ne vlerësojmë që kemi pasur sukses dhe normal në bazë të raportimit ku ka qasje qytetarët ku nuk janë të kënaqur, do të thotë në disa parametra të cilët neve na japin më tepër informacione se ku duhet të fokusohemi në të ardhmen. Përkundër që veç i dimë disa gjëra konkrete, e kam fjalën për parkingjet se ne jemi duke punuar. Rezultatet janë shumë të ngjashme ose gati identike me ato të raportimit të raportit preliminar të Ministrisë së Administrimit Lokale”, tha ai.

“Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë” është i dyti, pasi që një i tillë është bërë edhe vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat