Tërnava akuzon Komunën e Prishtinës, nënshkruan memorandum me TIKA-n

Prishtina

Tërnava akuzon Komunën e Prishtinës, nënshkruan memorandum me TIKA-n

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 11:26
Naim Tërnava nga Bashkësia Islame e Kosovës ka deklaruar se xhamia në Prishtinë që gjashtë vite është mbetur peng i Komunës së Prishtinës dhe Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Restaurimi i Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë dhe Xhamisë së “Gazi Mehmed Pashës” në Prizren do të bëhet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim –TIKA.

Kjo e fundit do të bëjë financimin ndërsa Ministria e Kulturës do të përkujdeset që të zbatohet Ligji për Trashëgimi.

Naim Tërnava nga Bashkësia Islame e Kosovës ka deklaruar se xhamia në Prishtinë që gjashtë vite është mbetur peng i Komunës së Prishtinës dhe Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi ka shpjeguar përgjegjësin që kanë nga si ministry, transmeton kp.

“Obligimet e Ministrisë së Kulturës janë që të sigurojë që pjesa e procedurave administrative dhe e mbikëqyrjes së zbatimit të projekteve të bëhet konform ligjit për trashëgimi kulturore”, ka thënë ai.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, K?v?lc?m K?l?ç vlerëson se me restaurimin e tyre do të përfitojnë të dy popujt.

“Me punimet që do të bëhen do të përfitojnë gjeneratat e ndryshme, te të cilat do të trashëgohen monumentet.....shpresojmë se këto monumente do të jenë një lidhje e fortë mes dy vendeve edhe popujve tonë”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Myftiu Naim Tërnava nga Bashkësia Islame e Kosovës ka thanë se këto dy xhami janë më të vjetrat në vendin tonë e ndër më të veçantat edhe në Ballkan.

“Ka qenë e padrejtë, që për gjashtë vite e kemi rrethuar atë xhami dhe e kemi mbajtur të burgosur...duke pasur parasysh që xhamia e “Sulltan Muratit” dhe disa tjera janë letërnjoftim i Prishtinës së Vjetër...është një e padrejtë e madhe që ka mbetur në atë gjendje për shkak të mosmarrëveshjeve mes Komunës së Prishtinës dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve”, ka thënë ai.

Xhamia e Çarshisë në Prishtinë njihet edhe si xhamia e Gurit apo e “Sulltan Muratit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat