Ahmeti pranë fotografisë së Xhamisë për të cilën ende s’ka leje për ndërtim

Prishtina

Ahmeti pranë fotografisë së Xhamisë për të cilën ende s’ka leje për ndërtim

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 14:23
Shpend Ahmeti në BIK

Fotografia e projektit të Xhamisë qendrore u vendos për herë të parë nga BIK-u në sallën e pritjeve të mysafirëve për Fitër Bajram.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot në pritjen për Fitër Bajram të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, është ulur për herë të parë ndoshta në këtë formë afër një fotografie që shfaq projektin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur atë fotografi në sallën ku pret përherë mysafirët për Bajram, për herë të parë.

Pamje nga pritjet për Fitër Bajramin e vitit të kaluar tregojnë se ajo fotografi e projektit nuk ka qenë më herët e vendosur në murin mbrapa ulëseve ku kryeimami i Kosovës, myftiu Naim Tërnava, pret mysafirët e tij përherë për festa.

Ahmeti ende nuk është përgjigjur në pyetjen që KosovaPress ia ka drejtuar atij në lidhje procesin e lejes për ndërtim të xhamisë.

Në ndërkohë, duket se BIK-u kësaj radhe përmes fotografisë ka dashur të tërheq vëmendjen për projektin që tash e disa kohë është diskutuar.  

Kp ka kontaktuar edhe Ahmet Sadriun, nga BIK, në lidhje me vendosjen e fotografisë sot por ky nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Ndërtimi i xhamisë së re mbetet ende peng në mungesë të lejes për ndërtim për shkak të problemeve të projektit me planin rregullues dhe çështjes së lokaleve. Para shtatë muajve Komuna e Prishtinës i ka dhënë BIK-ut një dokument me kushtet për ndërtim.

Asokohe, BIK-u pati njoftuar se është duke punuar me arkitektë nga Ankara për të plotësuar ato në projekt dhe për të nisur ndërtimin sa më parë. Ndërsa aplikimi për leje ende nuk është bërë.

Ndërtimin e Xhamisë, e cila do të kushtojë afro 30 milionë euro, e gur themeli i së cilës është vënë para 5 vjet në lagjen Dardania afër Post Telekomit të Kosovës, do të financojë Bashkësia Islame e Turqisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat