Zv.drejtori: Vërshimi i shkollës ‘Ismal Qemali’ rrezikoi nxënësit

Prishtina

Zv.drejtori: Vërshimi i shkollës ‘Ismal Qemali’ rrezikoi nxënësit

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 21:32
Shkolla ‘Ismal Qemali’

Përmbytja nga uji e shkollës fillore në kryeqytet ka mundur të përfundojë në tragjedi për shkak të kontaktit të rrymës me ujin në bodrum.

Shiu i rrëmbyeshëm në kryeqytet sot ka arritur të vërshojë edhe shkollën fillore ‘Ismal Qemali’ në Prishtinë.

Holli kryesor i kësaj shkolle dhe klasat që gjendeshin në bodrum të saj ishin mbushur me ujë duke shkaktuar përveç tjerash rrezik për nxënësit.

Zëvendësdrejtori i kësaj shkolle, Bajram Vrapçani tregoi për Kallxo se pse ka ndodhur vërshimi.

“Pas rrebeshit të shiut, hollin e shkollës e ka vërshuar uji, sidomos prej anës së epërme nga fusha e sportit dhe bodrumin. Ne konsiderojmë që te hyrja e shkollës është një defekt se na po kemi telashe edhe në shira normale”, tha Vrapçani.

Sipas tij shkolla ka probleme të tilla të vazhdueshme por më shqetësuese është rreziku nga kontakti i ujit me rrymën në bodrum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat