Bejta kërkon përgjegjësi nga Komuna dhe Policia e Kosovës për fishekzjarret në Kampusin Universitar

Prishtina

Bejta kërkon përgjegjësi nga Komuna dhe Policia e Kosovës për fishekzjarret në Kampusin Universitar

Nga: A.M. Më: 14 korrik 2018 Në ora: 18:54
Fiknete Bejta

Këshilltarja nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta në asamblenë e Prishtinës ka reaguar lidhur me me paralajmrimin për hedhjen e fishekzjarreve në Kampusin Universitar.

Ajo ka shkruar në Facebook se kërkon përgjegjësi nga Komuna dhe Policia e Kosovës nëse kanë dhënë leje për hedhjen e këtyre fishekzjarreve në një hapësirë të gjelbëruar dhe të banueshme.

Postimi i plotë:

Reagim lidhur me paralajmrimin për hedhjen e fishekzjarreve në Kampusin Universitar!

Unë si Këshilltare Komunale në Kuvendin e Prishtinës , shpreh shqetësimin tim rreth paralajmrimit për hedhjen e fishekzjarreve në kuadër të një koncerti që do të mbahet sot brenda hapësirave të Kampusit Universitar.

Kërkoj përgjegjësi nga Komuna dhe Policia e Kosovës nëse kanë dhënë leje për hedhjen e këtyre fishekzjarreve në një hapësirë të gjelbëruar dhe të banueshme. Ky veprim është i rrezikshëm dhe i dëmshëm për kryeqytetin, i cili veçse ka probleme të theksuara me ndotjen.

Për më tepër kujtoj këto Institucione përgjegjëse se një leje e tillë bie ndesh me tetë Rekomandimet e votuara më 1 shkurt të këtij viti në Kuvendin Komunal të Prishtinës për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Komunën e Prishtinës dhe me Rezolutën e votuar po ashtu me 1 shkurt 2018 në Kuvendin e Kosovës e cila kërkon që ambienti të jetë prioritet për Qeverinë e Kosovës. Kërkoj nga Policia e Kosovës që një leje të tillë ta revokojë dhe të merren masa që të mos lejohet hedhja e këtyre fishekzjarreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat