Ujësjellësi “Prishtina” zgjat orarin e punës gjatë verës

Prishtina

Ujësjellësi “Prishtina” zgjat orarin e punës gjatë verës

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 16:04
Ujësjellësi “Prishtina”

Ujësjellësi “Prishtina” njofton se duke filluar nga nesër dhe deri më 1 shtator do e zgjasë orarin e punës në pikat e shitjes (arkat për pagesa të shërbimeve) edhe për 2 orë të tjera.

 Kështu që orari i punës në departamentin për konsumatorë nga dita e hënë-premte do të jetë nga ora 08-18 ( gjithsej 10 orë ) , ndërsa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09-16 ( gjithsej 7 orë).

Arsyeja e zgjatjes së orarit të punës në këtë departament është ofrimi i shërbimeve cilësore për bashkatdhetarët tanë, derisa janë duke pushuar në Republikën e Kosovës.

 “Diaspora përbën një element shumë të rëndësishëm në Republikën e Kosovës dhe kjo për shumë arsye, ekonomike, sociale dhe kulturore, duke u fokusuar në rolin e saj kontributdhënës që nga vitet e 60 /ta  e deri në ditët e sotme të lirisë”, thuhet në komunikatën e Ujësjellësit “Prishtina”.

Andaj, për t’iu krijuar lehtësira në kryerjen e obligimeve të tyre, Ujësjellësi do e zgjasë orarin e punës në pikat e shitjes ( arkave për pagesa).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat