Zjarr në një banesë, nuk ka të lënduar

Prishtina

Zjarr në një banesë, nuk ka të lënduar

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 15:28
Zjarri është lokalizuar shpejtë nga ana e zjarrfikësve, raportohet vetëm dëme materiale.

(E plotësuar) - Një banesë në afërsi të Parkut të Qytetit e cila ishte duke u renovuar është përfshirë nga zjarri. Ende nuk dihen shkaqet që dërguan tek zjarri, mirëpo dyshohet se shkaktar ka qenë energjia elektrike. Policia ka bërë të ditur se ka vetëm dëme materiale.

Me të marrë informatën Policia kishte dal në vend të ngjarjes, ku Shkelzen Xhafa, ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar.

Xhafa: Nuk ka të lënduar, ka dëme materiale

“Policia ka marrë një informatë rreth orës 14 e 30 se në rrugën ‘Halil Alidemaj’ është një zjarr në banesë, Policia me të arritur në vend të ngjarjes ka kërkuar asistencën e zjarrfikësve dhe emergjencës. Për momentin nuk ka të lënduar, ka dëme materiale. Policia tash është duke pritur zjarrfikësit komplet të jenë të sigurt pastaj ta bëjmë inspektimin e vendit të ngjarjes. E kemi thirrur edhe ekspertin e vendit të ngjarjes, edhe ekspertin e rrymës me qëllim që të definohet qartë se çka ka qenë shkaktari i zjarrit. Për momentin situata është nën kontroll, zjarri është nën kontroll”, tha ai.

Ndonëse nuk dihet se çka e ka shkaktuar zjarrin, Xhafa bëri të ditur se në bazë të deklaratës së pronares së banesës dyshohet se shkaktari i zjarrit të jetë rryma.

Xhafa: duket se rryma ka qenë shkaktare

“Në bazë të deklaratave të viktimës, pronares,  duket se rryma ka qenë shkaktare, po sido që të jetë siç thash edhe më herët do të jetë eksperti ai që do ta përcaktojë saktë se çka ka qenë shkaktari i zjarrit”, tha Xhafa.

Ndërsa, pronarja e banesës nuk ka pranuar të flas para kamerës, por që ka thënë se së pari zjarri kishte filluar nga lavatriqja, për t’u shpërndarë më pastaj.

Policia ka bërë të ditur se janë duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes për të dal më pastaj me deklaratë zyrtare se çka e ka shkaktuar zjarrin.

Digjet një banesë në Prishtinë

Sot rreth orës 14:30, policia ka marrë informatën se në afërsi të Parkut të qytetit, saktësisht në rrugën “ Halil Alidema” në Prishtinë, një banesë është përfshirë nga zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe  ekipet mjekësore.

Zjarri është lokalizuar shpejtë nga ana e zjarrfikësve,  raportohet  vetëm dëme materiale.

Aktualisht policia është duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat