Një muaj paraburgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtina

Një muaj paraburgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 11:52
Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit F.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mashtrimi në detyrë.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.K, në cilësinë e personit zyrtar, ka shfrytëzuar pozitën apo autoritetin zyrtar, më qëllim që vetit ti sjell përfitime pasurore të kundërligjshme.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.K është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat