Komuna e Prishtinës lanson platformën e re digjitale "Kontratat e hapura"

Prishtina

Komuna e Prishtinës lanson platformën e re digjitale "Kontratat e hapura"

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 06:14
Ilustrim

Sot në sallën e Kuvendit komunal në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës do të prezantohet platforma e re digjitale në kuadër të transparencës komunale "Kontratat e hapura". 

“Kontratat e Hapura” është platformë digjitale e cila e ka po këtë qëllim hapjen e Komunës për qytetarët! 

Kjo platformë ju siguron të gjithë qytetarëve të dhëna të hapura sa i përket kontrateve që lidh ky institucion me të gjithë operatorët ekonomikë.  

Platforma “Kontratat e hapura” iu mundëson qytetarëve të kenë casje në të dhëna të hapura sa i përket kontrateve që Komuna e Prishtinës me të gjithë operatorët ekonomikë. 

Të dhënat rreth realizimit të kontratave do të paraqiten në kohë reale u mundësojnë qytetarëve që të informohen rreth statusit si: kur skadon kontrata, cili është statusi aktual apo sa është paguar operatori ekonomik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat