PSD kritika për aksionin e Vetëvendosjes kundër dhunës ndaj grave

Prishtina

PSD kritika për aksionin e Vetëvendosjes kundër dhunës ndaj grave

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 21:41
Nol Nushi

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një aksion simbolik kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe neglizhencës institucionale që sipas kësaj partie ekziston për këto raste.

Kjo protestë e Vetëvendosjes e cila përfundoi me 7 aktivistë të arrestuar, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, duket se nuk ka përkrahjen e aktivistëve që braktisën këtë parti, për të kaluar në Partinë Socialdemokrate (PSD).

Asambleisti i PSD-së në Komunën e Prishtinës, Nol Nushi ka thënë se është turp për ata djem e vajza të VV-së, që sot protestuan, mirëpo nuk kursyen fyerjet ndaj vajzave dhe grave që ngritën zërin ndaj “babës” (duke pasur për referencë kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti).

“Turp për komentuesit seksiste qe fyejnë aktivistet VV-se për aktivitetin e sotëm. E dyfish turp për disa nga djemtë e vajzat e kësaj partie qe i pashe ne aktivitet e qe nuk kursyen fyerjet me c'njerezore ndaj vajzave e grave qe guxuan te ngisnin zerin ndaj "babës" autokrat ne parti. Poshtë patriarkalizmi e instrumentalizimi i çështjes gjinore”, ka shkruar Nushi.

Në këtë aksion të Vetëvendosjes, e arrestuar ishte edhe deputetja Saranda Bogujevci, e cila u lirua gjatë ditës, kurse Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese për media ka kërkuar lirimin e shtatë aktivistëve të tyre të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat