Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një statusi ka bërë me dije se kanë nisur vendosjen e shtyllave “antiparking”.
Ahmeti ka thënë se është i interesuar të trajtojnë çdo pjesë të kryeqytetit.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Prapë parkim në gjelbërim te vendi i njejtë. Prapë dënime e prapë konfiskime.
Por sot filluam edhe shtyllat antiparking. Do të trajtojmë çdo pjesë të Prishtinës.