Prishtina High School dhuron donacion për fëmijët e prekur nga kanceri

Prishtina

Prishtina High School dhuron donacion për fëmijët e prekur nga kanceri

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 17:23
Prishtina High School dhuron donacion për fëmijët e prekur nga kanceri

Sot, në ambientet e “Prishtina High School”, stafi dhe nxënësit kanë mbajtur fushatën për vetëdijesim kundër kancerit, gjatë së cilës kanë dhuruar 240 euro për fondacionin “Care for Kosovo Kids”.

Ata kanë mbajtur një aksion simbolik, gjatë së cilit arsimtarit Dylan Lotze, i cili ka mbledhur më së shumti para, i janë prerë flokët në shenjë solidarizimi me fëmijët e prekur nga kanceri. Shuma e mbledhur do të shkojë për blerjen e barnave për fëmijët me kancer në QKUK.

Drejtori i shkollës, John Chesnut, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që përmes aksioneve simbolike të ndihmojnë me barna fëmijët e prekur nga kanceri, duke ua lehtësuar gjendjen fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Chesnut: Qëllimi i aktivitetit është të ndihmojmë fëmijët e prekur nga kanceri

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që ta ndihmojmë fondacionin “Care for Kosovo Kids” këtu në Kosovë. E dimë që ka shumë nevojë dhe fëmijë që vuajnë nga kanceri, dhe nuk kanë mjaft të ardhura financiare për t’i paguar shpenzimet. Kështu që është një mënyrë modeste përmes së cilës ne mund të ndihmojmë duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen e të prekurve nga kanceri dhe familjeve të tyre”, ka thënë ai.

Koordinatorja e fondacionit “Care for Kosovo Kids”, Sevim Cinci, tha se shuma e mbledhur do të shkojë për blerjen e citostatikëve për fëmijët e prekur nga kanceri.

Ajo po ashtu tha se përmes këtij donacioni po vetëdijesohen nxënësit e arsimtarët për këtë çështje, dhe tha se shpreson që edhe shkollat e tjera të realizojnë aktivitete të tilla.

Cinci: Ky donacion është edhe vetëdijesim për nxënësit dhe mësimdhënësit

“Ky donacion në “Care for Kosovo Kids” shndërrohet në barna që nevojitet, citostatikë për fëmijët e sëmurë prej kancerit. Falënderoj edhe njëherë, jo vetëm për donacion, por edhe vetëdijesim, qoftë i fëmijëve, mësuesve apo arsimtarëve, dhe shpresoj që edhe shkollat tjera e marrin këto si shembull”, ka thënë Cinci.

Ndryshe, fushata për vetëdijesim kundër kancerit këtë vit është mbajtur për herë të tretë në këtë shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat