Tmerr në parkun e Prishtinës, askush nuk po i largon makinerinë dhe mbeturinat

Prishtina

Tmerr në parkun e Prishtinës, askush nuk po i largon makinerinë dhe mbeturinat

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 17:00
Pamje nga video

Kanë kaluar dy vite që kur komuna e Prishtinës mbylli këndin e lojërave në parkun “Taukbashqe”, por nuk largoi nga aty edhe gjësendet e tjera.

Në udhëkryqin që lidhë disa nga lagjet më të mëdha në kryeqytet gjendja është e tmerrshme.

Krejt pranë fushës së sportit, pranë parkut më të vizituar në qyteti, pranë shkollës “Gjergj Fishta” ndodhet një hapësirë e lënë anash, që natën të bën të frikësohesh.

Aty mund të ketë rrezik edhe nga kafshët.

Pjesë të makinerive të lodrave dhe një objekt që përdorje për lokal, bashkë me shumë pajisje të tjera, është pamja që ka marr ky vend.

Kamera e KosovaPress ishte të shtunën aty dhe vendi ka nis të mbushet edhe bërllog. Përreth kësaj hapësirë, gjithmonë kompania për pastrimin pastrojnë gjithandej, nuk dihet pse jo edhe kjo pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat