Fillon sezoni i ngrohjes në Prishtinë

Prishtina

Fillon sezoni i ngrohjes në Prishtinë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Termokos ka filluar sot sezonin e ri ngrohës 2018/2019.

“Në orët e mëngjesit ka nisur furnizimi  me ngrohje, fillimisht me kapacitete minimale. Operimi do zhvillohet varësisht nga lëvizja e temperaturave, përkatësisht do të punohet sipas diagramit rrëshqitës, varësisht nga temperaturat e ajrit do të ngrihet apo do të ulet kapaciteti i energjisë ngrohëse.”, thuhet në komunikatën dërguar nga Termokos.

Sipas komunikatës efekti i ngrohjes nëpër ambientet e brendshme të konsumatorëve  do të hetohet gjatë ditës, ndërsa ditëve në vijim do të bëhet stabilizimi i plotë i furnizimit me ngrohje.  “Termokos”  apelon  tek të gjithë konsumatorët borxhlinj, që të shlyejnë sa më parë të gjitha obligimet, që kanë ndaj kompanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat