Inspektorja nënës së vajzës që vdiq në Prizren: “Mshele gojën moj flliqtajk”

Prizreni

Inspektorja nënës së vajzës që vdiq në Prizren: “Mshele gojën moj flliqtajk”

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 18:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nëna e Xhenetës, vajza e cila vdiq nga lëndimet e marra nga shtëpia e rrëzuar në Qendrën Historike të Prizrenit ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja. Ajo ka thënë se fillimisht në shtëpi i kishte vendosur disa dërrasa për shkaqe të sigurisë, por më pas Komuna e Prizrenit kishte ardhur dhe ia kishte larguar.

“Që fmija mos mu lëndu i kom qit do dërrasa sepse shpija u kon shumë e shkatërrume. Por, para dy jave ka ardh inspektoriati i Komunës edhe mi ka largu”.

Ajo thotë se Inspektorja e kësaj komune, Dashja Memqaj - Jelliqi, e kishte ofenduar atë duke i thënë: Mshele gojën moj flliqtajk.

“Unë i thojsha atynve mos i largoni amoni ju kom se kjo shpi ka me mi mbyt fëmijët, por dashja, inspektorja më ka thonë mshele gojën moj flliqtajk”, ka rrëfyer ajo.

Ajo ka thënë se është e papunë dhe jeton me vetëm 60 euro social. Në rrëfimin e saj për Info Magazine, ka thënë se shtëpia ku kanë banuar ishte e vetmja që kishin mundur ta gjenin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat