Shkarkohet drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Mensur Bytyçi

Prizreni

Shkarkohet drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Mensur Bytyçi

Më: 24 qershor 2016 Në ora: 17:33
Mensur Bytyçi

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Mensur Bytyçi nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë së Ramadan Mujës. Ai është shkarkuar nga ky post, pasi një mosmarrëveshjeje që ka pasur me partinë e tij-AAK-në.

Burimet e sigurta bëjnë të ditur se Bytyçi do të zëvendësohet javën e ardhshme.

“Edhe sot ka shkuar në punë. Prej nesër ai nuk do të shkojë më në punë”, tregon burimi.

Emri i drejtorit të Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Mensur Bytyçi, vitin e kaluar është përmendur në një raport të Inteligjencës së Njësisë kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, ku janë dhënë përshkrime mbi organizatat që dyshohet se kanë lidhje me ekstremizmin fetar e që kanë vepruar dhe veprojnë në Kosovë.

Sipas këtij raporti, Bytyçi është bashkëpunëtor i organizatës “Kur’an”, bashkë me disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe një zyrtar tjetër i Komunës së Prizrenit.

Në raport Bytyçi figuron si pronar i librarisë “Pena”.

Ndërkaq, Bytyçi ka mohuar të ketë lidhje me ekstremistët islamikë apo organizatat terroriste

Partitë opozitare, ndërkaq patën kërkuar shkarkimin e tij. Edhe përkundër kësaj kërkese kryetari Ramadan Muja nuk e pat shkarkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat