Prizren: Babë e bir rrahën nder vete, bëhen për spital

Prizreni

Prizren: Babë e bir rrahën nder vete, bëhen për spital

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 11:50
Ilustrim

Dje në rrugën “Bujtina” në Prizren rreth mesditës ka ndodhur një rrahje në mesë katër personave, dy prej te cilëve ishin babë e birë.

Sipas raportit të policisë babë e bir si dhe dy familjar të tjerë  për arsye të panjohura janë rrahur në mes veti me ç ‘rast të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Në raportin e policisë së Kosovës thuhet se të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Rr. “Bujtina”, Prizren 17.07.2016-14:30. Raportohet se katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dy prej tyre babë e birë, ndërsa dy të tjerët familjarë, për arsye të panjohura janë rrahur në mes veti me ç’rast të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Lidhur me rastin tre të dyshuar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje ndërsa një i dyshuar është duke u trajtuar në spital”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat