Nisma: Të dënuarit për krim e korrupsion të Ramadan Mujës po vazhdojnë keqpërdorimin e parasë publike

Prizreni

Nisma: Të dënuarit për krim e korrupsion të Ramadan Mujës po vazhdojnë keqpërdorimin e parasë publike

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 17:01
Nisma për Kosovën

Nisma për Kosovën dega në Prizren ka thënë se pushteti aktual në këtë komunë po vazhdon të keqpërdor paranë publike.
Përmes një njoftimi për media Nisma ka theksuar se drejtorët politik e të denuarit për krim dhe korrupcion të Ramadan Mujes, po vazhdojnë keqpërdorimet e parasë publike për interesa të veta personale dhe grupeve të caktuara të parapolitikes së PDK-së.

“Tani më është bërë përditshmëri dhe goxha normale që pushtetarët e komunes së Prizrenit, keqpërdorin paranë publike, sa që krijohet përshtypja se një dukuri e tillë në komunën tonë, është bërë rutinore për pushtetarët që nuk din së ngopuri me djersën e qytetarit. Loja me tender dhe ivestimet joprofesionale dhe në kundërshtim me standardet e kërkuara, janë dukuri tashmë shqetësuese në Prizren e që bëhet me qellim të perfitimeve të ngushta”, thuhet në njoftim.
Më tej Nisma ka theksuar se rasti në fshatin Reqan ku drejtoria e infrastruktures lejon që rruga afër shkolles së fshatit, të bëhet shkel e shko, ku mbi kubëza hidhet asfallt, tregon më së miri që kjo është një shkelje e llojit të veqantë, gjë e cila nuk i korespondon asnjërit prej standardeve dhe kriterëve për ndertimin e rrugëve.

“Po në të njetin fshat ka tri vite që është investuar në një qendër rinore, e që nuk është vënë akoma në shërbim të rinisë së ketij fshati për shkak të moskryerjes së punimeve si duhet. Mirëpo të këqijat në kontekst të keqmenaxhimit të këtyre pushtetarëve shkojnë akoma më tutje, e që kulmin e së keqes e tregojnë banoret e ketij fshati, duke aluduar në atë se po planifikohet ndërtimi i një ure, urë kjo që nuk do ti shërben fshatit, por individëve te cilët janë të lidhur ngusht me pushtetin, ku të njejtit dyshohen se janë pjesë edhe e manipulimeve të ndryshme”, thuhet në vazhdim të njoftimit.

NISMA për Kosoven- dega në Prizren duke marr parasysh ndjeshmërinë e shkaktuar nga dukuri të tilla, ditë e më shumë po argumeton se, pushteti në Prizren ka degraduar totalisht, ku si rrjedhojë janë duke vuajtur qytetarët tanë, veqanarisht tani që kemi edhe fluksin e mërgimtarëve tanë, të cilët sorollaten me ditë të tëra nëpër kthinat e komunes për të kryer sherbimet e tyre.

“Kjo pra po ndodh për arsye të papërgjegjësisë së administratës komunale. Pastaj sistemi arsimor, tani më me një drejtor të dënuar 3 vjet burg efektiv,sikur është maja e ajsbergut të pushtetit kriminal në Prizren. Vazhdojnë, vazhdojnë dhe vetëm vazhdojnë manipulimet me kuadre dhe jo rastëshisht me shumë se 159 mij euro janë fut borgje ndaj punëtorve të arsimit duke punësuar pa konkurs militant partiak”, thuhet në njoftim.
NISMA – dega në Prizren konsideron se qytetaret e Prizrenit po ndihen tejet të ofenduar nga kjo keqëqeverisje dhe janë duke shprehur shqetsimet e dyre gjithnjë e më shumë, në zyret e NISMA-s këtu në Prizren, per problemet më të cilat ata ballafaqohen çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat