ETC hap qendrën e re në Prizren

Prizreni

ETC hap qendrën e re në Prizren

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 15:23
Pamje nga hapja e objektit të ri

?Kompania Elkos Group- ETC, ka përuruar edhe një objekt të ri në qytetin e Prizrenit, ku u tha se do të ndikojë në rritjen e punësimit dhe shitjen e produkteve vendore.

Pronari i kësaj Kompanie, Ramiz Klemendi tha se hapja e qendrave të tilla do t’i ndihmojë ekonomisë kosovare, rritjes së punësimit dhe shitjes së produkteve vendore, duke mos përjashtuar as  produktet nga vendet tjera, të cilat mund t’i plotësojnë vendet e zbrazëta në raftet e qendrës tregtare ETC.

Kelmendi: Do të rritet punësimi dhe konsumi i produkteve vendore

“Shpesh herë rolet e këtyre qendrave kuptohen si tregti. Unë mund të iu them se këto qendra janë qendra të ekspozimit të mallrave të ndryshme, pra s’ka këtu prodhues vendor që operon apo do të operoj në Kosovë, që nuk do ta ketë vendin në raftet e ekspozuara, në mënyrë që qytetari i qytetit të Prizrenit të vijë në kontakt dhe ta konsumojë dhe në këtë formë në mënyrë indirekte të rriten dhe vendet e punës për industritë prodhuese, që mund të zhvillohen fal zhvillimit të tregtisë. Ky është objekti i parë që e rivitalizojmë në këtë formë, e kemi filluar dhe objektin e dytë në Ferizaj, jemi në zhvillim të dokumentacionit në Tiranë dhe mendojmë edhe në Prishtinë. Me këtë depo duam ta përmbyllim në njëfarë forme, që tregtia që zhvillohet në Kosovë, të jetë në duar të kosovarëve. 85 përqind e të punësuarve në Kosovà «, e bëjnë bizneset kosovare, nuk e bëjnë bizneset e jashtme”, ka pohuar Kelmendi.

Kelmendi me këtë rast i ka ftuar udhëheqësit e komunave të vendit, që të kenë një komunikim të drejtë me biznesin, ashtu siç ka kërkuar dhe nga Qeveria që të komunikojë më shumë me biznesin, t’i detektojë kërkesat e arsyeshme të tyre dhe të bëjë ndryshimet e duhura fiskale, që ekonomia të shkojë përpara.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, tha se hapja e kësaj qendre i ka dhënë shtytje ekonomisë së këtij qyteti.
 
Muja: Shtytje për ekonominë e qytetit

“I ka dhënë shtytje ekonomisë së qytetit, e ka rritur punësimin e njerëzve të interesuar për punë në qytetin tonë dhe si të mos gëzohem unë si kryetar komune, kur zotëriu Ramizi më fton si kryetar komune për ta prerë shiritin e përurimit. Unë ndjeva kënaqësi të veçantë. Ekonomia e qytetit të Prizrenit e ka fituar një objekt madhështor, është zgjeruar kapaciteti i firmës ETC për ekspozimin e produkteve të ndryshme, që janë produkte me interes për qytetar dhe qytetari nuk ka nevojë të humb kohë, të sillet andej këndej, me një vend i ka të gjithë artikujt cilësor. Mora informata prej Ramizit se numri më i madh i artikujve janë prodhime vendore por dhe nga Republika e Shqipërisë, pra nga trojet etnike shqiptare dhe ku ka mbetur vend j anë plotësuar dhe me produkte të vendeve tjera. Por theksi, fokusi hidhet në produktet vendore të cilat janë shumë më të sigurta për shëndetin e qytetarit tonë”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat