Ministria e Kulturës investon 400 mijë euro në komunën e Malishevës

Prizreni

Ministria e Kulturës investon 400 mijë euro në komunën e Malishevës

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 14:37
Foto nga nënshkrimi i memorandumit

Në rrjedhën e investimeve të shumta në tërë Kosovën, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Malishevës, i cili parasheh mbështetjen financiare për “Renovimin e Stadiumit të futbollit në Malishevë”, në vlerë prej 400 mijë euro.

Në një njoftim për media thuhet se në bazë të memorandumit, MKRS-ja investon mjete financiare prej 310 mijë eurosh, për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa Komuna e Malishevës, merr përsipër të investojë mjetet në vlerë prej 90 mijë eurosh, në këtë periudhë dyvjeçare.

Ministri Kujtim Shala tha se memorandumi që është nënshkruar sot mundëson realizimin një investimi kapital të një rëndësie të veçantë sepse krijon një hapësirë cilësore dhe të standardizuar për futbollistët e Malishevës.

Ndërsa deputeti i LDK-së, që vjen nga kjo komunë, Salih Morina, i cili ishte prezent gjatë nënshkrimit te memorandumit, ka thënë se ky është një investim me rëndësi të madhe për qytetarët e Malishevës, nga ana e qeverisë Mustafa

“Në bazë të këtij Memorandumi, MKRS ndan mjete buxhetore në vlerë prej 310,000.00€, kurse Komuna e Malishevës ndan mjete buxhetore në vlerë prej 90,000.00€ për periudhën dy vjeçare. Falënderojmë zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Kulturës Kujtim Shala për mbështetjen e këtij projekti i cili është me interes të veçantë për të rinjtë dhe qytetarët e Komunës së Malishevës”, ka thënë Morina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat