Një tjetër shtëpi ka filluar të rrënohet në Prizren

Prizreni

Një tjetër shtëpi ka filluar të rrënohet në Prizren

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 15:28
Ilustrim

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka paralajmëruar se rrënimi i shtëpive të vjetra brenda qytetit të Prizrenit ka marrë përmasa shqetësuese, pasi një tjetër shtëpi që ndodhet brenda radiusit të mbrojtur të Kishës së Shën Premtes ka filluar që të rrënohet gjatë kësaj fundjave.

Kjo organizatë, nëpërmjet një komunikate ka thënë se fakti që shtëpia që po rrënohet ndodhet brenda radiusit të mbrojtur të Kishës së Shën Premtes dhe kufirin e zonës historike, lenë për të kuptuar se ka kërkuar një trajtim të veçantë nga institucionet përgjegjëse.

EC Ma Ndryshe konsideron se institucionet përgjegjëse është dashur që ta trajtojnë këtë rast me ndjeshmëri më të theksuar, dhe të bëjnë përpjekje më të madhe për ruajtjen e trashëgimisë ndërtimore të Prizrenit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat