Berisha: Ramadan Muja, freskon zingjirin mafioz të qeverisë në Prizren!

Prizreni

Berisha: Ramadan Muja, freskon zingjirin mafioz të qeverisë në Prizren!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 gusht 2016 Në ora: 12:39
Zafir Berisha

Deputeti i nismës për Kosovën, Zafir Berisha përmes rrjetit social Facebook ka thënë se Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja  është dashtë ta shkarkoj vetveten, në mënyrë që të mos mbahet peng perspektiva e qytetarëve të Prizrenit, të cilët për vite të tëra po identifikohen si qytetar të një qyteti, ku kryetari është hajdut dhe i dënuar nga drejtësia.

“I denuari per krim dhe korrupcion Ramadan Muja, freskon zingjirin mafioz të qeverisë në Prizren!
Pasi u kuptua tashmë mënyra e emërimeve nëpër poste e borde të ndryshme anekënd Kosovës falë aferës PRONTO, kësaj radhe si duket ndryshoj qasja e emërimeve. Kësaj radhe ndërhyrja e SHEFIT të shefit të shefave, ishte e drejtëpërdrejtë, pa patur nevojë të shkëmbehen biseda telefonike. Ndryshimet kozmetike që janë bërë në qeverinë komunale në Prizren nuk janë asgjë tjetër përveqëse një vazhdimësi e politikes korruptive dhe denigruese për qyetetin tonë. Shkarkimi i gjashtë drejtorëve me pretekstin se për dinamizim të punës është jo i qëndrushëm, sepse të gjithë këta janë nën hetime të organeve të drejtësisë për krim të organizuar dhe korrupcion dhe që i kanë sherbyer parapolitikes së PDK-së, e cila e ka pas edhe para këtyre, 5 drejtora të dënuar me burg në rastin e Ramadan Mujes. Se ky nuk është ndonjë ndryshim i pritur, tregon fakti se emërimin e ka bërë i denuari me 2 vjet burg për korrupcion, shkelje ligjore dhe demtim te pasurisë komunale për interesa të tjetër kujt, Ramadan Muja, si dhe i denuari tjetër nga drejtësia me 1 e 6 muj burg Minir Krasniqi, kryetari i deges së PDK-së në Prizren i cili është dhe mbetet arkitekti i të gjitha vjedhjeve dhe te zezave qe i vjen qytetit të Prizrenit . 

Ramandan Muja para se ta shkarkoj dikend tjeter, është dashtë ta shkarkoj vetveten, në mënyrë që të mos mbahet peng perspektiva e e qytetarëve të Prizrenit, të cilët për vite të tëra po identifikohen si qytetar të një qyteti, ku kryetari është hajdut dhe i denuar nga drejtësia. Nëse patronet e krimit të organizuar në Prizren me direktivat e atyre në Prishtinë, mendojnë se qeveria aktuale është një storje suksesi, lirisht këtë sukses mundë ti’a atribuojnë vehtes së tyre dhe le ta dërgoin në shtëpit e tyre, por asesi Prizrenit ngase këta bandit dhe hajdut ordiner, nuk kanë të ndalur së ofenduari këtë qytet. Emërimet e sotme nuk janë asgjë tjetër perveqëse vazhdimësi e keqëqeverisjes në Prizren. disa nga të cilët ende pa u emëruar, janë të njohur se si hallkë zingjirore dhe logjistik e deritashme e mafiozitetit, që vepron tash e sa vite në Prizren”, ka shkruar Berisha në Facevook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat