Drejtori i Policisë në Prizren: Po e luftojmë krimin e organizuar

Prizreni

Drejtori i Policisë në Prizren: Po e luftojmë krimin e organizuar

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 09:47
Nexhmi Krasniqi

Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, thotë se policia gjatë këtij viti ka punuar intenzivisht në luftimin e krimit të organizuar në rajonin e Prizrenit.

Sipas tij, siguria në këtë rajon është në nivel të lartë.

Krasniqi tregon se gjatë tetë muajve të këtij viti, policia ka punuar në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

“Deri më tash kemi arrestuar 21 persona, që janë marrë me trafikim të qenieve njerëzore”, tha Krasniqi.

Ai tregon se policia është duke punuar në identifikimin e personave të tjerë që merren me këtë “zanat”.

Drejtori Krasniqi tha po ashtu se, gjatë kësaj periudhe kohore, policia ka punuar edhe në luftimin e trafikimit të drogës.

“Është e vërtet që ka drogë, por policia është duke punuar në luftimin e kësaj dukurie dhe ka arrestuar 32 persona”, tha Krasniqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat