VV: Dy aktivistë tanë janë rrahur nga të afërm të deputetit Salih Morina

Prizreni

VV: Dy aktivistë tanë janë rrahur nga të afërm të deputetit Salih Morina

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 13:12
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate ka dënuar sulmin fizik ndaj dy aktivistëve të Qendrës së Malishevës, Bekim Gashi dhe Liman Hoti.

Sipas Vetëvendosjes ky sulm është bërë nga të afërm të deputetit të LDK-së, Salih Morina. 

 “Aktivistët tanë u sulmuan teksa po shpërndanin fletushka dhe po vendosnin posterë që bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 1 shtatorit. Për pasojë, të dy aktivistët janë në Qendrën Emergjente të Malishevës”, thuhet në një njoftim.

 “Ky klan kriminelësh që po qeveris me vendin, tash ka filluar ta shfaqë brutalitetin e tij edhe fizikisht, nga paniku për fundin që po iu vjen. Sulmet e tilla nuk do të frikësojnë aktivistët tanë, dhe rezistenca e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj bandave kriminale në pushtet veçse do të fuqizohet.  Ne mbajmë përgjegjës deputetin Morina për këtë sulm, dhe ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë që të merën me hetimin e këtij rasti të kriminelëve të pushtetit, në koordinim me një deputet që është vegël dhe shërbyes i klanit Pronto. Si dhe, i bëjmë me dije deputetit Morina se do të mbajë përgjegjësi historike për qëndrimin e tij ndaj demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat