Komuna e Rahovecit dhe projekti DEMOS vazhdojnë bashkëpunimin

Prizreni

Komuna e Rahovecit dhe projekti DEMOS vazhdojnë bashkëpunimin

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 10:42
Ilustrim

Komuna e Rahovecit dhe Projekti për Decentralizim dhe Mbështetje të Komunave DEMOS, i financuar nga Qeveria Zvicerane e që zbatohet nga HELVETAS Swiss Interecooperation, Fondacioni Zviceran dhe Bashkëpunim vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.

Sipas njoftimit për media, vazhdimi i bashkëpunimit është bërë sot, me nënshkrimin aneks kontratës e cila ka të bëjë me zgjatjen e afatit për projektin “Verifikimi i pronave komunale”.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me datë 6 maj 2016, ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe projektit Zviceran  DEMOS janë punësuar gjashtë evidencues me kontratë tre muajsh. Me nënshkrimin e aneks kontratës, evidencueseve u zgjatet kontrata edhe për një muaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat