Nisma në Therandë reagon ndaj Komunës për ikjen e investitorëve

Prizreni

Nisma në Therandë reagon ndaj Komunës për ikjen e investitorëve

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 17:41
Ilustrim

Sipas kësaj partie, largimet apo ikjet e investitorëve të mundshëm në këto kohë të rënda ekonomike dhe sociale në Kosovë dhe në veqanti në Therandë, bëjnë që zhgënjimi dhe dëshpërimi i qytetarëve tanë të jetë shumë i lartë.

“Tani, ne flasim e akuzojmë ndërsa qytetari i rëndomt, që me të drejtë mund të ketë shpresuar për një punësim apo qasje më të mirë dhe më të lehtë në shërbime të ndryshme, qofshin ato mjekësore apo të tjera, ndihet jashtzakonisht i dëshpëruar dhe i zhgënjyer me këtë politikë tejet të papërgjegjshme të pushtetarëve, në këtë rast, të komunës sonë”, dekalron kjo parti

Sipas NISMA-s,  si parti opozitare, e ndjen këtë zhgënjim së bashku me të gjithë qytetarët e Komunës së Therandës dhe gjithashtu kërkon përgjegjësi, jo vetëm për këtë ikje të këtij investitori potencial por, gjithashtu kërkon përgjegjësi edhe për mostransparencë ndaj publikut kur kemi të bëjmë me këso raste me rëndësi vitale për ekonominë dhe mirëqenjen e qytetarëve tanë.

“Zatën, termi “përgjegjësi”, nga pushtetarët tanë konsiderohet vetëm një fjalë e rëndomt e fjalorit të gjuhës shqipe, asgjë më tepër! Deri kur kështu!?…Këtë duhet ta vendos qytetari i komunës sonë!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat