Vendosen shtyllat për emërtimin e rrugëve në Rahovec

Prizreni

Vendosen shtyllat për emërtimin e rrugëve në Rahovec

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 16:30
Rahoveci

Gjatë muajit të kaluar ka filluar projekti për vendosjen e tabelave për emërtimin e rrugëve, shesheve, vendbanimeve dhe parqeve, sipas listës së miratuar nga Kuvendi Komunal i Rahovecit.

Projekti për vendosjen e tabelave për  emërtimin e rrugëve është një projekt që financohet nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit, ky projekt,  ka për qëllim rregullimin e adresave dhe lehtësimin e regjistrit civil, shërbimet publike, transport dhe të navigacionit.

Zyrtarët e Komunës së Rahovecit, të cilët janë të ngarkuar që të përcjellin realizimin e këtij projekti dhe zyrtarët e kompanisë  të cilët  janë duke bërë vendosjen e shtyllave, kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për realizimin e këtij projekti, projekt ky i cili është në të mirë të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit dhe bartës i projektit është Drejtoria e Urbanizmit, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, thuhet në komunikatën në faqen zyrtare të komunës së Rahovecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat