Hapet Panairi i Artizanaleve në Prizren

Prizreni

Hapet Panairi i Artizanaleve në Prizren

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 20:08
Foto nga ngjarja

Prizreni edhe në shekujt e kaluar gjithnjë është dalluar me punime zejtare dhe me veprimtari të ndryshme artizanale, të cilat ka pasur lakmi edhe Evropa, ngase produktet e këtyre zejtarëve të grave dhe burrave janë ekspozuar dhe janë shitur në tregje të ndryshme rajonale dhe evropiane.

Prizreni edhe në shekujt e kaluar gjithnjë është dalluar me punime zejtare dhe me veprimtari të ndryshme artizanale, të cilat ka pasur lakmi edhe Evropa, ngase produktet e këtyre zejtarëve të grave dhe burrave janë ekspozuar dhe janë shitur në tregje të ndryshme rajonale dhe evropiane.

Kështu u tha me rastin e hapjes së panairit të Veshjeve Tradicionale dhe Artizanaleve që organizohet me 13, 14 dhe 15 tetor nën patronatin Komunë së Prizrenit.  

Pjesëmarrësit të cilët po marrin pjesë kanë konsideruar rëndësinë për promovimin e produkteve të tyre, për të cilat po ka edhe interesim nga konsumatorët.

Nurije Gashi, pjesëmarrëse duke falënderuar për organizime panairit tha se interesimi për këtë panair është më i madh se herëve të kaluara nga vizitorët që shpesh sipas  saj janë edhe blerës.

Gashi: Panairi është shumë i rëndësishëm për ne

“Nuk është hera e parë, është hera e shtatë që marrim pjesë në panair. Panairi është shumë i rëndësishëm, është një reklamë shumë e mirë për neve për t’u njoftuar me konsumatorë. Ka interesim sidomos sivjet interesimi më i madh se viteve të tjera”, theksoi Gashi.

Pjesëmarrësja tjetër Pranvera Qotaj, e cila ka ardhur nga Shkodra për të paraqitur produktet artizanale në panair, ekspozoi qilimat dhe  gjithçka që është punë nga veku.

Qotaj: Për çdo ditë e më tepër konsumatori po i jep shumë rëndësi punës së dorës

“Në këtë panair është hera e parë që marrim pjesë në Prizren, sepse në Prishtinë është disa herë për disa vite radhazi që marrim pjesë… Normal që është një mundësi e mirë si për të reklamuar ashtu edhe me shitë produktet tona dhe falënderojmë shumë organizatorët që na kanë bërë pjesë e këtij panairi. Për çdo ditë e më tepër konsumatori po i jep shumë rëndësi punës së dorës dhe po e vlerëson. Ka 20 vjet që operojmë në treg dhe tani jemi ndarë të kënaqur”,thotë Qotaj.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili mori pjesë në panair, tha se zejtarët që me duart e tyre të arta dhe me mendjet e ndritura po krijojnë vepra artistike, të cilat janë përcjellë nga e kaluara e deri më sot për veshje kombëtare dhe prodhimeve të tjera artizanale.

 Muja: Prizreni gjithnjë është dalluar me punime zejtare

“Qyteti i Prizrenit edhe në shekujt e kaluar gjithnjë është dalluar me punime zejtare, me veprimtari të ndryshme zejtare, me veprimtari të cilat i ka pasur lakmi edhe Evropa, ngase produktet e këtyre zejtarëve të grave dhe burrave janë ekspozuar dhe janë shitur, janë eksportuar edhe në tregjet e ndryshme jo vetëm të Ballkanit, por edhe të Evropës së mbarë”, tha Muja. 

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Haxhi Seferqaj, tha krijuesit e punës së dorës përmes veprave të tyre artistike tregojnë historinë dhe të tashmen e zhvillimit të këtij sektori.

Seferqaj: Veshjet tradicionale tregojnë historinë dhe të tashmen e zhvillimit të këtij sektori

“Veshjet tradicionale dhe artizanalet e pranishme në këtë panair, përmes veprave të tyre artistike tregojnë historinë dhe të tashmen e zhvillimit të këtij sektori, si dhe janë tregues I mirë I bashkëpunimit në mes të ekspozuesve vendor dhe të atyre të vendeve fqinje me vizitorë të panairit, me qëllim të promovimit të vlerave kulturore dhe artistike dhe veshjeve tradicionale dhe të produkteve të artizanale”, tha Seferqaj.

Edhe Nadire Bytyqi pjesëmarrëse, e cila për herë të tretë mori pjesë në panair, vlerësoi ka interesim  nga qytetarët për veshje kombëtare dhe shprehet e kënaqur që disa prej institucioneve arsimore në Prizren i posedojnë punimet e saj.  

Bytyqi: Gati të gjitha shoqëritë dhe shkollat në Prizren i posedojnë punimet tona

“Ka njerëz që janë shumë të interesuar… unë jam këtu me veshje kombëtare më shumë, të cilat vet I prodhojmë. Unë kam punëtorinë dhe kam punëtorët… Ka të interesuar, sepse gati të gjitha shoqëritë çka janë në Prizren i kanë edhe shkollat dhe teshat e mija. Unë jam shumë e kënaqur me panair dhe ka të interesuar”, tha Bytyqi.

Panairi do të jetë i hapur deri të shtunën në sheshin e Dëshmorëve me ekspozues nga Prizreni dhe vendet tjera të Kosovës dhe Rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat