12 vjetori i vdekjes së 15 maturantëve në Malishevë

Prizreni

12 vjetori i vdekjes së 15 maturantëve në Malishevë

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 15:03
Ilustrim

Sot, në “Lëndinën e lotëve”, aty ku janë të varrosur pesëmbëdhjetë maturantët e gjimnazit “Abdyl Frashëri” ( tani “Hamdi Berisha”), në dymbëdhjetë vjetorin e vdekjes tragjike, janë përkujtuar dhe janë bërë homazhe, nga mijëra nxënës, qytetar e zyrtarë komunal. “Edhe pas dymbëdhjetë viteve, dhimbja është e njëjtë për maturantët, që humbën jetën në lulen e rinisë”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, gjatë homazheve.

Pikërisht në ora 14:14, mijëra qytetarë, nxënës, familjarë e zyrtarë të Komunës së Malishevës, kanë mbajtur një minutë heshtje dhe më pas kanë bërë homazhe, për pesëmbëdhjetë maturantët e gjimnazit, të cilët, humbën jetën tragjikisht, më 14 tetor 2004, në ora 14:14, në Fushë Arrëz, të Shqipërisë, gjatë kthimit nga ekskursioni në Shqipëri.

Kjo tragjedi, është edhe tragjedia më e rëndë e ndodhur në Kosovën e pasluftës, pasi humbën jetën pesëmbëdhjetë maturant, në lulen e rinisë, ndërsa u lënduan dhjetëra të tjerë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i shoqëruar nga drejtori i arsimit, Avdi Morina dhe drejtor e zyrtarë tjerë komunal, kanë bërë homazhe në varrezat e maturantëve dhe e kanë ndarë dhimbjen me familjarët e tyre, që siç tha nënkryetari Mazreku, “edhe pas pesëmbëdhjetë viteve, dhimbja është e njëjtë, ndërsa kujtimi për ta, nuk do të harrohet kurrë”.

Në këtë tragjedi, e kanë humbur jetën këta maturant: Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megezon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevet Sahitaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat