Prizrenasit, të pakënaqur me kompensimin për tokat e tyre

Prizreni

Prizrenasit, të pakënaqur me kompensimin për tokat e tyre

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 23:11
Ilustrim

Toka prej rreth 12 hektarësh është planifikuar të shndërrohet në impiant për përpunimin e ujërave të zeza.

Mirëpo, ky projekt prej rreth 30 milion euro i komunës së Prizrenit po kundërshtohet nga banorët e fshatrave Vlashnje dhe Zhur. Ata nuk janë të kënaqur me çmimin për kompensimin e tokës.

Banorët thonë se çmimi i ofruar prej 1500 e 1600 euro për ari nuk është aspak real. Sipas tyre në vitin 2014 u kishin premtuar çmim dy fish më të madh.

Për këtë problem ata i janë drejtuar edhe me shkrim komunës.

Fshatarët kanë problem vetëm çmimin e tokës, por jo edhe ndotjen e mundshme të ambientit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat