Mrekullitë e Tyrbes së Marashit në Prizren

Prizreni

Mrekullitë e Tyrbes së Marashit në Prizren

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 14:33
Ilustrim

Në një stol kauçuku, prapa dyerve si rrjeta të bëra prej hekuri, qëndron ulur zonja e shtëpisë. Në mes të lagjes “Marash” në Prizren, në qetësinë larg zhurmës së qendrës, ajo vëzhgon. Vret kohën.

Shtëpia e saj është përballë Tyrbes së Marashit, që dikur ka pasur edhe godinën e teqesë. Kjo u rrafshua me tokë në vitin 1948, edhe pse deri atëherë kishte qëndruar në këmbë për rreth 350 vjet.

Gruaja thotë se shkon në tyrbe sa herë që ndien nevojën. Lë ndonjë cent e thotë se ia bën hallall. Thotë gjithashtu se kështu ka bërë edhe nëna e saj, e s’ka pse të mos e bëjë edhe ajo.

74-vjeçarja nuk flet më shumë, sepse thotë se në shtëpinë e saj burri është ai që duhet të flasë për çfarë duhet. E ai, Tahir Zhëllta, nuk vonohet shumë. Është 86 vjeç, dhe natyrisht, e mban mend mirë teqenë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai thotë se në tyrben e vjetër shkojnë herë pas here për të ndezur qirinj, ndërsa tregon gjithashtu se shumë vizitorë aty shkojnë me idenë se mund të gjejnë hair për shumë gjëra që i mundojnë. I theksojnë së paku dy prej tyre, që lidhen me vonesën në të folur të fëmijëve si dhe ata që në ditët e fundit të jetës së tyre kanë problem të kalojnë në botën tjetër.

“Kur u vijnë ditët e fundit, që nuk del shpirti, vijnë këtu, marrin ujë ose e qesin një rrobë të personit të sëmurë, për t’ia lehtësuar vuajtjet, e për t’ia mundësuar që të shkojnë më lehtë në botën tjetër”, thotë Zhëllta.

Krejt ky muhabet me çiftin e moshuar bëhet në kohë vjeshte, kur gjethet e rrapit përballë veçse kanë filluar të bien. Historia e moçme sa teqeja, është e lidhur ngushtë me vendosjen e saj në qytetin e vjetër në jug të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat