Dhjetëra mësimdhënës në Prizren me diploma të shkollës së mesme

Prizreni

Dhjetëra mësimdhënës në Prizren me diploma të shkollës së mesme

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 16:21
Prizren

Janë shtatëdhjetë mësimdhënës të komunës së Prizrenit me diploma të shkollës së mesme. Madje këtë shqetësim tashmë hapur e ka paraqit  njëri nga kolegët e tyre, kuvendari i AAK-së Bujar Nerjovaj. Ai thotë se kuadrot duhet të zëvendësohen, me të cilën gjë pajtohet edhe drejtori i arsimit,  Zahadin Shemsidini. Por, në  partinë më të madhe politike opozitare, LDK thonë  se duhet gjetur zgjidhje pasi që punëtoret me përvojë pune prej dy dekadash nuk mund të qiten në rrugë.

Në shkollat e komunës së Prizrenit ka kuadro edhe me shkollë të mesme që po u japin dije nxënësve. Madje, kjo nuk po i pengon 70 mësimdhënësit e Prizrenit që t’ua lëshojnë vendin e punës atyre që edhe e meritojnë.

Drejtori komunal i arsimit, Zahadin Shemsidini thotë se është i njoftuar me gjendjen, por tregon se është e trashëguar me vite. Megjithatë, Shemsidini mendon se këto kuadro duhet zëvendësuar me të tjerë të kualifikuar.

E këtë gjendje në arsimin e Prizrenit po e konsideron alarmante njëri nga mësimdhënësit e komunës, Bujar Nerjovaj njëherësh kuvendar i AAK-së. 

Ai shifrat tashmë i ka bërë publike dhe tregon se i ka siguruar nga partia në pushtet, PDK.  

LDK përkrahë kuadrot me shkollë të mesme

Por, partia më e madhe opozitare, LDK-ja mendon se duhet gjetur një kompromis, pasi që punëtorët  e arsimit që kanë  përvojë pune afër 20 vjet nuk mund të nxirren në rrugë.

Haziz Hodaj, nënkryetari i Degës së LDK-së në Prizren thotë se këto kuadro edhe pse me shkollë të mesme janë më cilësore se të tjerët me diploma të falsifikuara.

 Ndërkaq,  Skënder Susuri kuvendar i Nismas thotë se duhet shikuar organogrami i punës i cili edhe do i rregullonte këto probleme.

Megjithatë i mbetet të parit të arsimit që të vendosë  nëse do e vazhdojë avazin e vjetër apo do të bëjë reforma në arsimin prizrenas, i cili jo rrallë herë ka qenë në thumb të kritikave, jo vetëm nga politika, por edhe shoqëria civile dhe media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat