Asambleja e Suharekës me deklaratë kundër kthimit të serbëve në Mushtisht

Prizreni

Asambleja e Suharekës me deklaratë kundër kthimit të serbëve në Mushtisht

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 14:36
Mushtisht

Alush Shala, asambleist i PDK-së në Asamblenë Komunale të Suharekës ka lexuar sot deklaratën rreth kthimit të serbëve në fshatin Mushtisht.

“Duke qenë se plakët janë të hapura, së pari të kthehen të zhdukurit, të ketë kerkim falje nga serbët, të vihen para drejtësisë personat e kriminuar, e pastaj të krijohet klima për kthim”, ka thënë ndër të tjera Shala.

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Suharekës kanë votuar unanimisht këtë deklaratë.

Kjo pikë nuk ka qenë pjesë rendit të ditës, por në fillim të takimit, asambleisti Shala nga PDK kërkoi fillimisht që të futet në rend të ditës, gjë që u bë.

Gjatë muajit gusht kishte  dështuar një kthim i përkohshëm i serbëve, që u pengua nga banorët e fshatit Mushtisht.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat