Në Suharekë 10 ditë shërbime falas me Mamografi mobil

Prizreni

Në Suharekë 10 ditë shërbime falas me Mamografi mobil

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 14:09
Ilustrim

Projekti i cili u inicua nga gratë deputete të Parlamentit të Kosovës dhe u mbështet nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë, ka filluar të funksionojë nga dje edhe në Komunën e Suharekës.

Kështu, Mamografi mobil për 10 ditë pune, apo dy javë kalendarike do të jetë në shërbim falas për gratë e interesuara të bëjnë diagnostifikimin e kancerit të gjirit. Sipas z.Frashër Behlulit, drejtor në Drejtorinë Komunale për Shëndetësi, ky aparat ka filluar punën nga 3 nëntori dhe do të jetë në Suharekë deri më 17 nëntor. Aparati gjendet në oborrin e QKMF-së në Suharekë dhe ate do të punojë nga ora 9,00 e mengjesit vetëm ditëve të punës.

Në ditë mund të vizitohen 15 paciente të cilat duhet me qenë mbi moshën 40 vjeqare. Për t’u vizituar falas duhet të kontaktohet dr. Hidajete Haliti. Ndryshe, Mamografi mobil është aparat I teknologjisë së fundit dhe jep të dhëna të sakta lidhur me gjendjen e pacientes, ndërsa ka dhe një staf shumë profesional prej 3 punëtorëve shëndetësor të ardhur nga Prishtina dhe dy ndihmës nga QKMF-ja në Suharekë, njofton zyra për informim në komunën e Suharekës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat