Përurohet Qendra e Vazhdimësisë së Punës në Prizren

Prizreni

Përurohet Qendra e Vazhdimësisë së Punës në Prizren

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 07:32
BQK

Sot do të bëhet ceremonia e përurimit të Qendrës së Vazhdimësisë së Punës nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), në Prizren, projekt ky i bashkëfinancuar nga Banka Botërore dhe i përkrahur nga Ministria e Financave.

Sipas njoftimit, Qendra e Vazhdimësisë së Punës do i mundësojë  BQK-së t’i  sigurojë mbarëvajtjen e funksioneve të sajë në rastet e ngjarjeve të paparashikuara, e që mund të shkaktojnë ndërprerjen e aktiviteteve të rregullta të BQK-së dhe sektorit financiar. 

Në ceremoninë e përurimit marrin pjesë: Ministri i Financave Avdullah Hoti, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Bedri Hamza, drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Evropën, Azinë Qendrore, si Ballkanin Perëndimor Ellen Goldstein, kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, si dhe zyrtarë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat