Gjendje e rënduar nga përmbytjet në Malishevë

Prizreni

Gjendje e rënduar nga përmbytjet në Malishevë

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 12:57
Vërshimet në Malishevë

Dalja nga shtrati e lumit Mirusha, si dhe rrjedhave tjera të ujërave, ka bërë që situata të rëndohet nga përmbytjet në Malishevë.

Disa rrugë që qojnë në fshatra janë bllokuar. Aktualisht mbeten të bllokuara rrugët që të qojnë në Turjakë, Panorc, Rud, Llapçevë dhe Bubël, pastaj rruga Malishevë-Duhël, Malishevë-Kijevë, Mirushë-Gurbardh, ndërsa pjesërisht është bllokuar fshati Lubizhdë.

Situata e rëndë vazhdon në Bellanicë, Banjë, Malishevë dhe vendbanimet tjera që shtrihen përgjatë lumit Mirusha, ndërsa prurjet e ujit duken shumë më të mëdha se nga vërshimet e janarit të këtij viti.

Po ashtu edhe liqeni në Mirushë, është i stërmbushur me ujë, më shumë se asnjëherë më parë.

Sot, deri në mesditë, janë evakuuar disa familje, si në Marali, Mirushë dhe në Malishevë.

Sipas drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të gjitha njësitë emergjente janë në terren dhe deri më tani nuk ka të lënduar si pasojë e përmbytjeve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat