Formohen dy komisione për vlerësimin e dëmeve në Rahovec

Prizreni

Formohen dy komisione për vlerësimin e dëmeve në Rahovec

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 12:02
Foto

Pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet atmosferike të cilat kanë rënë që nga fillimi i kësaj jave, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka formuar dy komisione për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Komisionet të cilat janë formuar nga ana e kryetarit të Komunës janë për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në lëmin e bujqësisë dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi familjare dhe amvisëri.

Sipas një njoftimi të komunë së Rahovecit, anëtarët e komisioneve janë të obliguar, që menjëherë të dalin në teren dhe vlerësimet ti bëjnë në mënyrë profesionale, të drejtë, të paanshëm dhe të hartojnë raporte me shkrim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat