UPZ, nisi konferenca me temë “Gratë dhe Biznesi”

Prizreni

UPZ, nisi konferenca me temë “Gratë dhe Biznesi”

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 15:01
Pamje nga konferenca

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ka nisur sot punimet konferenca VII ndërkombëtare me temë “Gratë dhe Biznesi”, ku po marrin pjesë 70 studiues të cilët do të paraqiten 40 punime shkencore me këtë temë.

Konferenca po mbahet në bashkëpunim me Universitetin e Trakisë dhe nga Grupi Ndërkombëtar i Grave dhe Biznesit. Pjesëmarrësit dhe studiuesit janë nga Amerika, Turqia, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Nikoqiri i kësaj konference njëherësh i pari i Universitetit “Ukshin Hoti”, rektori Ramë Vataj, bëri hapjen e punimeve, ku theksoi rëndësinë e këtij evenimenti.

Rektori Vataj e falënderoi këshillin organizativ për punën e bërë për këtë ngjarje të rëndësishme në Universitetin “Ukshin Hoti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat