Të arrestuarit në Prizren, pranojnë se sulmuan konsullatën turke

Prizreni

Të arrestuarit në Prizren, pranojnë se sulmuan konsullatën turke

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 18:20
Prizreni

Sylë Hoxha, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka thënë se sulmi ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren është bërë nga persona të cilët nga një folklorizëm i tyre e kanë bërë këtë sulm. Ai njofton se ata kanë pranuar veprën.

“Sipas informatave që kam ata e kanë pranuar aktin dhe të njëjtëve u është caktuar ndalimi policor”, tha Hoxha.

“Megjithatë ne do të vazhdojmë hetimet dhe të shohim se çfarë të kaluare kanë dhe ata sipas gjitha gjasave nesër do të dalin para gjyqtarit”, ka përfunduar Kryeprokurori.

“Sipas hetimeve të para, kemi të bëjmë me persona që kushtimisht nga një folk-klorizëm i tyre kanë mundur ta bëjnë këtë akt”, tha ai. 

I ftuar në Info Magazine, Hoxha ka thënë se sulmi nuk besohet që ka ndodhur nga ndonjë parti politike.

“Deri tash nuk besohet se grupi kanë qenë të organizuar ose edhe nga ndonjë parti politike. Personat janë të ri, jo të mitur por relativisht të ri”.

“Kanë qenë të frymëzuar nga disa këngë, kanë qenë natën duke punuar në një lokal dhe nga një eufori e kanë kryer këtë akt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat