Tetë muaj burg për ish-drejtorin e Ramadan Mujës

Prizreni

Tetë muaj burg për ish-drejtorin e Ramadan Mujës

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 19:19
Nysret Durmishi

Ish-drejtori i Inspektoratit në Prizren, Nysret Durmishi është dënuar me tetë muaj burg efektiv nga Gjykata Themelore në Prizren.

Ai është dënuar për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj ka konfirmuar dënimin e Durmishit.

“Pala kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit ka bërë ankesë në Gjykatën e Shkallës së Dyt, gjegjësisht në Gjykatën e Apelit, dhe e njëjta e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit”, tha Kicaj, shkruan PrizrenPress.

Sipas saj, me kërkesën e palës lënda, lënda është dërguar në Gjykatën Supreme për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Nysret Durmishi ka qenë drejtor i Inspektoratit në mandatin e parë të Qeverisë së Ramadan Mujës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat