MIE zhvillon dialogun me komunitetin RAE për çështjen e migrimit

Prizreni

MIE zhvillon dialogun me komunitetin RAE për çështjen e migrimit

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 18:10
Zëvendës ministrja e Integrimit Evropian Anila Statovci Demaj

Sot në Prizren, në kuadër të fushatës që Ministria e Integrimit është duke e realizuar në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Voice of RAE, filloi raundi i dytë i takimeve me qytetarët nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian.

Në këtë takim ku ishte e pranishme edhe zëvendës ministrja e Integrimit Evropian  Anila Statovci Demaj u diskutua në lidhje me migrimin e parregullt, pasojat e tij dhe procesin e riintegrimit.  Të pranishmit u fokusuan kryesisht në aspektin e punësimit, si forma më e mirë që siguron riintegrim të qendrueshëm.

Zëvendës ministrja u zotua se takime të tilla do të mbahen edhe në të ardhmen dhe se MIE do të vazhdojë të punojë në informim të qytetarëve në lidhje me migrimin e parregullt si dhe ndërlidhjen e tij me procesin e liberalizmit të vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat