Çfarë thotë KMDLNj për rrahjen në qendrën e paraburgimit në Prizren

Prizreni

Çfarë thotë KMDLNj për rrahjen në qendrën e paraburgimit në Prizren

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 18:26
Burgu ne Prizren

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas incidentit në qendrën e paraburgimit në Prizren ku një oficer korrektues është përleshur me një të paraburgosur.

KMLDNj,  kërkon një hetim të shpejt e korrekt lidhur me rastin.

Reagimi i plotë:

Gjurmëve të lajmit për një incident të ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, KMDLNJ-ja del me këtë raport:’Me dt. 25.12.2016 në ora 17.10 (koha e darkës) në koridorin e krahut B në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka ndodhur një sulm fizik ndaj oficierit korrektues S.M. nga i paraburgosuri G.E.’Burimi i KMDLNJ-së, i përfshirë në këtë ngjarje ka pohuar se : ka qenë koha e darkës (ora 17.10) kur në koridorin e krahut B fillimishtë dëgjuam një zhurmë (në ishim tre oficier korrektues në zyrë) dhe në moment pasi pamë që ka një përleshje kemi reaguar që të tre, pasiqë pamë se sulmohej kolegu, oficieri korrektues S.M. Kemi reaguar ashtuqë s’kemi përdorur dhunë siq raportohet rrejshëm në portale. Nuk kemi përdoruar as pranga, as sprej dhe as dhunë, duke parandaluar eskalimin e rastit. Kjo mund të shihet qartazi në kamerat e sigurisë’.

Pas kësaj oficieri korrektues dhe i paraburgosuri janë vizituar nga ekipi mjekësor i Qendrës, që ka raportin secili për lëndime të lehta trupore gjatë kacafytjes. Mirëpo, më i lënduar ka dalur të jetë ofocieri korrektues, që pas përfundimit të orarit të punës, është vzituar nga mjekët e spitalit të Prizrenit, të cilët i kanë preferuar pushim mjekësor pesë ditë.

Ndërkoh, po sipas burimit të KMDLNJ-së, i paraburgosuri G.E. është veçuar (dërguar në vetmi) deri në përfundimin e procedurave (raportit) disiplinor.
Ndryshe, shkaku i raportimit joreal të disa portaleve lidhur me rastin, njëri nga oficierët korrektues me dt.26.12.2016 ka denoncuar në polici portalet:indeksonline dhe periskopi, për siq thuhet:’paraqitjen e të pavërtetave dhe cenimin e privatësisë me publikimin e fotove të njërit nga oficierët korrektues, që paraqet kërcënim direkt për jetën e tij’, ka thënë burimi.

KMDLNJ-ja, këkron hetim të shpejt e korrekt lidhur me rastin, ndërsa nga mediet kërkon të përmbahen nga lajmet e tilla të paverifikuara që mund të tensionojnë punën e institucionit, të Qendrës së Paraburgimit si dhe jetën e ofocierëve korrektues, siq është rasti i publikimit të fotove të oficierit korrektues B.M.

Mësohet se me dt.26.12.2016 të paraburgosurin G.E. e ka vizituar avokati i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat