Vjen dorëheqja e parë nga radhët e PDK-së në Prizren

Prizreni

Vjen dorëheqja e parë nga radhët e PDK-së në Prizren

Më: 13 janar 2017 Në ora: 19:59
PDK

I revoltuar me qasjen negative të Kryetarit Ramadan Mujës, Idaim Kryeziu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Nëndegës dhe Këshillit të PDK-së në Prizren.

“I nderuar Kryetar z. Kadri Veseli, i pari i Prizrenit e shan Partinë Demokratike, ne s’kemi çka bëjmë më aktivitete për këta njerëz”, shkruan Kryeziu në Facebook.

“Sot ju njoftoj se unë si kryetar i Nëndegës dhe anëtar i Këshillit të Partisë Demokratike, dega në Prizren, pezulloj të gjitha aktivitetet e mia me degën në Prizren”.

“Ju kërkoj falje të gjithë votuesve që kam kërkuar votë për këta”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat