LDK-ja në Dragash akuzon kryetarin e kësaj komune për shkelje ligjore dhe mospërfillje të OSHP-së

Prizreni

LDK-ja në Dragash akuzon kryetarin e kësaj komune për shkelje ligjore dhe mospërfillje të OSHP-së

Më: 25 janar 2017 Në ora: 08:36
Dragash

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, ka akuzuar udhëheqjen komunale dhe kryetarin e kësaj komune, për shkelje ligjore dhe tentim të keqpërdorimit të parasë publike, gjë që është reaguar edhe nga OSHP-ja. Në komunikatën e lëshuar nga kjo degë, thuhet se Dragashi është rasti i vetëm në Kosovë që nuk ka përfill vendimet dhe reagimet e OSH-së, duke bërë që kjo komunë të humb projektin prej 350 mijë eurosh. Sipas kësaj komunikate thuhet: “Pas manipulimeve të vazhdueshëm që ndodhin në komunën e Dragashit, më në fund u arrit që këto manipulime ti konstatoj edhe Organi Shqyrtues I Prokurimit (OSHP), si organ më i lart institucional i Kosovës për shqyrtimin e ankesave të operatorëve ekonomik.

Pas hapjes së tenderit për realizimin e projektit “Ndërtimi I Ujësjellësit Dragash-Vazhdimi I punimeve” me nr: 621-2016-031-521, është konstatuar se janë shkelur të gjitha kriteret e LPP. Për ketë qëllim, OE “Puna”, ka paraqitur ankesë pranë OSHP-së me qëllim që të trajtohet e barabartë, ngase në bazë të analizës së ofertave ka më e lira në tender, si kusht bazë për përfitimin e tenderit.

Mirëpo, autoriteti kontraktues, Komuna e Dragashit, nuk ia ka dhenë projektin në fjalë të realizoj ky operator si tenderues serioz, por I njëjti tender I jepet një operatori tjetër.

Sipas ekspertizës së bërë në projekt, del se paramasat e projektit kanë qenë të fryra me qëllim të përfitimeve të paligjshme, në mes të zyrtarëve komunal dhe të operatorëve tjerë.

Sipas informatave kuptohet se, me qëllim të përfitimit janë shtuar paramasat e projektit, diku rreth 3000 metra shtesë, me qëllim përfitimi. Sipas çmimit të tregut nëse bëhet një llogari e thjeshtë del se, 3000 metra gjatësi, nga 20 euro metri, diku 60.000 deri 70.000 mijë euro, mund të ishin keqpërdorur për qëllime të ndryshme.

Pra, dyshimet se këto veprime janë te qëllimshme kuptohen në bazë të vendimeve të OSHP-së që janë bërë, ndaj Komunës së Dragashit, që të kthej në rishqyrtim ketë projekt. Por, siç shihet në dokumentet e OSHP-së, edhe pas dy vendimeve të marra në favor të OE “Puna”, Komuna e Dragashit, nuk ka marrë masat e duhura që projekti në fjalë ti jepet për implementim.

Ky është rasti I vetëm në Kosovë, ku pas Rekomandimeve të OSHP-së, iu janë dërguar komunave,  e që  nuk janë marr parasysh këto rekomandime. Pra, Komuna e Dragashit është e vetmja deri më tani që nuk I është përgjigjur rekomandimeve të OSHP-së dhe sipas ligjit të LPP, kjo komunë pritet të ndëshkohet nga OSHP- ja.

Me ketë veprim të zyrës së prokurimit të komunës së Dragashit dhe të Kryetarit të saj, qytetarët e komunës së Dragashit, kanë humbur një investim prej 350 mijë euro dhe kanë ngelur edhe me tej pa ujë, shtatë fshatrat të cilat janë të parapara të përfitonin nga ky investim  që kryetari ishte mburrur gjatë dy fushatave zgjedhore e që sot e kësaj dite, ka lenë pa ujë edhe fshatin e vet, duke u sjell me neglizhencë dhe pa përgjegjësi ndaj obligimeve ligjore të cilat I takojnë të merret”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat