Me nderime të larta iu dha lamtumira e fundit luftëtarit të lirisë, Shaban Gashi

Prizreni

Me nderime të larta iu dha lamtumira e fundit luftëtarit të lirisë, Shaban Gashi

Më: 25 janar 2017 Në ora: 16:27
Varrimi i Shaban Gashit

Me nderime të larta, në varrezat e fshatit Savrovë të Suharekës, është varrosur luftëtari i lirisë, Shaban Gashi. Qindra pjesëmarrës anëkënd Kosovës, sot morrën pjesë në ceremoninë e varrimit të ish komandantit të kompanisë së batalionit të dytë të brigadës 123, Shaban Gashi, i cili ndërroi jetë në moshën 64. vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Përfaqësuesi i fshatit Savrovë, Milazim Zenelaj, tha se i ndjeri me veprimtarinë e tij patriotike është shquar gjithmonë, duke e dëshmuar vetën edhe në luftën e lavdishme të UÇK-së.

Ndërkaq, në emër të shoqatave të dala nga lufta në komunën e Suharekës, ka folur Destan Zekolli, duke e vlerësuar gjithashtu lartë figurën e Shaban Gashit, veprat e të cilit tha ai e bëjnë atë të pavdekshëm.

Duke evokuar kujtime gjatë kohës së luftes me të ndjerin , kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, tha se komandant Shabani ishte një njeri i madh, sepse ai shquhej me sinqeritet dhe guxim, duke e dëshmuar veten në kohën më të vështirë për shqiptarët e Kosovës. Ish komandanti i brigades 123, Gëzim Hazrolli dhe ai ai batalionit të dytë të kësaj brigade, Sadik Halitjaha, thanë se për bashkëluftëtarët është një humbje e madhe vdekja e parakohshme e njeriut i cili me sakrificën e tij për t’i dal zot atdheut, ishte frymëzim që UÇK-së t'i bashkoheshin edhe shumë luftëtarë.

E gjithë ceremonia mortore e luftëtarit të paepur për Lirinë e Kosovës, Shaban Gashi, është organizuar nga trupat e FSK-së....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat