Komuna e Rahovecit ka shpenzuar 97% të buxhetit të saj

Prizreni

Komuna e Rahovecit ka shpenzuar 97% të buxhetit të saj

Më: 27 janar 2017 Në ora: 09:40
Komuna e Rahovecit

Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2016 në të gjitha kategoritë ka pasur rreth 12 milionë euro dhe sipas të dhënave që ka drejtoria për Buxhet dhe Financa, ky buxhet në të gjitha kategoritë është shpenzuar në masën 97 %.

Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, u shpreh se  ne si drejtori gjatë vitit 2016,  kemi operuar me një buxhet rreth12 milion euro i përberë nga Grandi Qeveritar, të hyrat vetjake dhe Grandet e Donatorëve. Shpenzimi i buxhetit nëpër të gjitha kategoritë buxhetore, nga te gjitha burimet është realizuar në masën 97%, ndërsa Grandi Qeveritar është shpenzuar 99%.

Drejtori Sylejmani thotë se pagesat për operatorët ekonomik të cilët kanë pasur kontrata me Komunën e Rahovecit, janë bërë në mënyrë krejt të rregullt dhe  nuk ka pasur ndonjë vonesë të pa arsyeshme, dhe për këtë ka ardhur deri tek ky shpenzim i buxhetit prej 97%. Besoj, që edhe gjatë vitit 2017, buxheti Komunal  do të shpenzohet në mënyrë racionale dhe nuk do të ketë asnjë problem gjate shpenzimit, ashtu siç nuk kemi pasur edhe gjatë vitit 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat