Kërkohet angazhim i institucioneve dhe shoqërisë civile për zbatimin e MSA-së

Prizreni

Kërkohet angazhim i institucioneve dhe shoqërisë civile për zbatimin e MSA-së

Më: 31 janar 2017 Në ora: 13:38
Instituti për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka mbajtur konferencë në Prizren

(E plotësuar) - Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë mbajtur konferencën e dytë informuese në nivel lokal, më komunat e rajonit të Prizrenit të titulluar “Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit- Kontrata jonë e përbashkët”.

Leonora Kryeziu, drejtoresha ekzekutive në PIPS, tha se kjo marrëveshje dhe implementimi i saj nuk kërkon vetëm angazhim të institucioneve, por edhe të shoqërisë. Ajo tha se duhet të kemi një shoqëri civile të informuar në mënyrë që të mbajmë qeverinë përgjegjëse për obligimet të cila i ka marrë përsipër përmes kësaj marrëveshje.

Kryeziu: Implementimi i MSA-së kërkon angazhimin e shoqërisë

“Kjo marrëveshje dhe implementimi i kësaj marrëveshje nuk kërkon vetëm angazhim vetëm të institucioneve, kërkon një angazhim të shoqërisë civile, por gjithashtu edhe të shoqërisë në përgjithësi, janë edhe forma të shumta të cilat do të ndërmerren dhe për këtë shkak mendojmë se ja vlen të informohemi. Deri sot i gjithë procesi i marrëveshjes së nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit është diskutuar besoj shumë në aspektin politik marrëveshja e jep një hap drejtë integrimeve në BE, mirëpo na pret një rrugë e gjatë e reformave dhe për këtë shkak duhet të kemi një shoqëri civile, shoqëri në përgjithësi më të informuar që të mund ta mbajmë qeverinë përgjegjëse për obligimet të cilat i ka marrë përsipër për me i implementu me këtë marrëveshje.”, tha ajo.

Ndërsa, Venera Ramaj, këshilltare politike për sundim të ligjit në ambasadë n e Mbretërisë Holandeze në Kosovë, tha se ambasada e Holandës si prioritet në Kosovë ka dy fusha, atë të integrimeve evropiane dhe sundimit të ligjit.

Ramaj: Integrimet evropiane dhe Sundimin e ligjit prioritete të Ambasadës holandeze në Kosovë

“Ambasada holandeze si prioritet për Kosovën ka dy fusha kryesore, ato janë integrimet evropiane dhe sundimi i ligjit. I gjithë fokusi jonë si në çështjen e politikëbërjes por gjithashtu edhe në mbështetjen e projekteve shkon në këto dy fusha... Një fakt që ka shumë rëndësi që është edhe njëra ndër arsyet që ne jemi sot këtu është edhe komunikimi. Komunikimi me zyrtarët lokal, komunikimi edhe me qytetarë, një pjesë të rëndësishme po mundohemi me e fokusu edhe në këtë pjesë që po besoj që ka me arritë qëllimin e vet duke e ditur që zbatimi nuk varet vetëm prej nivelit qendrorë, një rëndësi të madhe e luani edhe ju dhe sa më shumë që të jetë procesi gjithëpërfshirës besoj që edhe sukseset do të jenë më të mëdha”, tha ajo.

Po ashtu, ajo tha se fillimi nuk ka qenë edhe shumë i hovshëm në pjesën e zbatimit të MSA-së.

Këshilltari politik në zyrën e BE-së në Kosovë, Felix Rathje, tha se MSA-ja është kontrata e parë gjithpërfshirëse e BE-së dhe e Kosovës, që sipas tij konfirmon qartë perspektiven evropiane të Kosovës dhe përkushtimin e BE-së ndaj Kosovës.

Rathje: MSA-ja kontrata e parë në mes Kosovës dhe BE-së

“Dua të theksoj rëndësinë e MSA-së se është kontrata e parë gjithpërfshirëse në mes BE-së dhe Kosovës dhe e konfirmon qartë perspektivën evropiane të Kosovës dhe njëkohësisht është dëshmi e BE-së dhe e shteteve të saja anëtare për përkushtimin e tyre ndaj Kosovës dhe për përparimin e saj. Meqenëse që kur ka hyrë në fuqi MSA-ja kanë filluar të veprojnë mekanizmat institucional për të ofruar një kornizë për dialogun politik dhe për monitorimin e zbatimit të MSA-së", tha ai.

Gjithashtu, ai tha se  janë në përpjekjepër të komunikuar dhe për ti treguar Kosovës dhe qytetarëve të saj se marrëveshja e MSA-së i ndihmon Kosovës të ecë përpara edhe në zhvillimin politik, ekonomik dhe shoqëror.

Rathje: MSA-ja ndihmon Kosovën në zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror

"Po përpiqemi të komunikojmë dhe kjo ngjarje është shembull i mirë që në mënyrën më të thjeshtë përfitimet e ndikimit kryesorë të MSA-së për Kosovën dhe për të i treguar Kosovës dhe qytetarëve të saj që marrëveshja i ndihmon Kosovës të ecë përpara dhe në zhvillimin e saj politik, shoqrorë dhe ekonomik, që ka përfitime konkrete. Pra, deri më tash kemi promovuar shumë MSA-në në konferenca të nivelit të lartë, së bashku me ministrinë dhe agjendës evropiane që filloj në nëntor  ku komisionari Hahn gjithashtu mori pjesë. Kur të zbatohet marrëveshja do të thellojë lidhjet ekonomike politike në mes BE-së dhe Kosovës duke ndikuar një pakt të gjerë sektoresh nga gjyqësori, lufta kundër korrupsionit, inovacionet, arsimimi, nga energjia deri tek transporti, bujqësia dhe zhvillimi lokal", tha Rathje.

Sipas tij, në aspektin ekonomik qëllimi kryesor i MSA-së është që të rrisë pozitën e Kosovës në tregun ndërkombëtarë duke ofruar mundësi të reja për eksport nga kosova dhe për të dhënë shumicën e produkteve të Kosovës qasje të pakufizuar në tregun e BE-së.

Kurse, Albana Merja, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, tha se marrëveshja e MSA-së në thelb është marrëveshje tregtare.

Merja: MSA-ja në thelb është marrëveshje tregtare

“Është një marrëveshje shumë komplekse. Është shumë e gjatë dhe voliminoze në faqe, por kryesisht marrëveshja në thelb dhe tërësia e saj është si marrëveshje tregtare. Megjithëse shumica e kapitujve janë kapituj që flasin për përmirësimin e tregut dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë me rëndësi shumë të veçantë kanë edhe reformat në sundimin e ligjit pasi pa një sundim të ligjit dhe pa një funksionim të institucioneve të sundimit të ligjit atëheë edhe pjesa tjetër e marrëveshjes do të jetë shumë e vështirë për tu zbatuar”, tha ajo.

Ajo tha se me nënshkrimin e marrëveshjes, Kosova ka marrë përsipër reformimin e të gjitha institucioneve dhe hartimin e një sërë ligjeve në mënyrë që ti përshtatet tregut të BE-së.

Merja: Ligjet e Kosovës të jenë në përputhje me realitetin e vendit

Me nënshkrimin e marrëveshjes Kosova ka marrë përsipër në këtë mënyrë reformimin e të gjitha institucioneve dhe hartimin e një sërë ligjeve në mënyrë që ti përshtaten tregut të Bashkimit Evropian. Në thelb marrëveshja ka tre faza ose tre pjesë kryesore, e para është dialogu politik, e dyta ka të bëjë pikërisht me reformat ekonomike dhe pjesa e tretë me standardet apo me parafrimin e legjislacionit të Kosovës me BE-në. Pikërisht pjesa më e madhe e punës është në këtë pjesë në përafrimin e legjislacionit, pasi që ligjet nuk duhet të jenë vetëm një kopje e ligjeve të BË-së por ato duhet përshtatur edhe me realitetin e Kosovës, tha ajo.

Drejtori i Departamentit të koordinimit të procesit të Stabilizim Asocimit në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Artan Qollaku, tha se e mira që Kosova ka nënshkruar marrëveshjen vetëm me BE-në është se nuk është dashur të ratifikohet nga secili shtet anëtar. Por, sipas tij, mangësia është se Kosova nuk e di se çfarë do të ndodh pas kësaj në aspektin e integrimit evropian.

Qollaku: Kosova e painformuar në aspektin e Integrimeve Evropiane

“MSA-ja i ka mundësuar Kosovës që të fillojë procesin që Kosova nënshkroi marrëveshje vetëm me Bashkimin Evropian, që e mira e kësaj ka qenë që procesi ka ecur më shpejt sepse nuk është dashur me kalu MSA-ja me u ratifiku prej shteteve anëtare, por ana tjetër është që ndoshta ka ma pak qartësi se vendet e tjera se çka do të ndodh pas kësaj me Kosovën në aspektin e integrimit evropian”, tha ai.

Në Prizren diskutohet për zbatimin e MSA-së

Instituti për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë mbajtur konferencën e dytë informuese në nivel lokal, me komunat e rajonit të Prizrenit të titulluar “Marrëveshja e Stabilizim-Asoocimit- Kontrata jonë e përbashkët”.

Leonora Kryeziu, drejtoresha ekzekutive në PIPS, tha se kjo marrëveshje dhe implementimi i saj nuk kërkon vetëm angazhim të institucioneve, por edhe të shoqërisë.

Ajo tha se duhet të kemi një shoqëri civile të informuar në mënyrë që të mbahet Qeveria përgjegjëse për obligimet, të cilat i ka marrë përsipër përmes kësaj marrëveshje.

Ndërsa, Venera Ramaj, këshilltare politike për sundim të ligjit në ambasadën e Mbretërisë e Holandës në Kosovë, tha se ambasada e Holandës si prioritet në Kosovë ka dy fusha, atë të integrimeve evropiane dhe sundimit të ligjit.

Po ashtu, ajo tha se fillimi nuk ka qenë edhe shumë i hovshëm në pjesën e zbatimit të MSA-së.

Këshilltari politik në zyrën e BE-së në Kosovë, Felix Rathje, tha se MSA-ja është kontrata e parë gjithëpërfshirëse e BE-së dhe e Kosovës, që sipas tij konfirmon qartë perspektiven evropiane të Kosovës dhe përkushtimin e BE-së ndaj Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat